FEDERATA PANSHQIPTARE E AMERIKES

VATRA

Ne emer te Federates PanShqiptare VATRA ju falenderojme per viziten tuaj ne hapesiren tone ne web. Kjo faqe eshte krijuar per te lehtesuar kontaktin dhe lidhjen tuaj me Federaten tone te dashur.

 

 

 

Qe ne krijimin e saj me 1912 e deri me sot, Federata PanShqiptare VATRA ka patur dhe ka per synim bashkimin dhe afrimin e shqiptareve per interesat bashkekombetare. Ky synim madhor i Konitces, Nolit dhe bashkekohesve te tyre eshte burim i punes qe vazhdon te behet edhe sot prej anetareve te tanishem te VATRA-s nen drejtimin e Keshillit Drejtues.

HISTORI                ARKIVI                   KANUNORE          BIBLIOTEKA        INFORMACION                    GAZETA DIELLI                  KRYESIA               FORUM 

Fan Noli

Faik Konica

Te dashur bashkeatdhetare,

Ka dalė nga shtypi numri i ri gazetės Dielli. Sic ėshtė njoftuar qė nga shtatori 2009 Dielli ėshėt kthyer nė gazetė tė pėrmuajshme. Krahas shitjes nė tregun e Nju Jork-ut, gazeta ka rreth 1 mijė pajtimtarė, nė SHBA-Kanada. Gazeta shkon edhe nė institucionet e Shqipėrisė, tė Kosovės si dhe nė libraritė e SHBA. Albanologėt gjithashtu e marrin Diellin, ne SHBA dhe Evrope.

Nė numrin e ri tė Diellit janė trajtuar tema historike, letrare dhe ato tė komunitetit shqiptar nė SHBA. Kronikat dhe reportazhet nga komuniteti shqiptar i Nju Jork-ut mbizotėrohen nga veprimtaritė e organizuara ne pėrkujtim tė 4 vjetorit tė ndarjes nga jeta e presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, mbledhjet e fondeve nga komuniteti shqiptar nė SHBA pėrmes Federatės Panshqiptare “Vatra” dhe Kishės Katolike “Zoja e Shkodrės”.Njė pasqyrė tė plotė japin reportazhet” Nėno, mo ski frikė/se ke djemtė nė Amerikė” dhe “Plagė mjekohen kur dhembin”.

Editoriali i kėtij numri”Njeriu i shenjave tė mėdha” ka pėr autor gazetarin Sinan Kamberaj. Nė rubrikėn historike botohet shkrimi kushtuar prijėsit tė Dragobisė, Bajram Curri. Njėri nga ata qė e shoqėruan plakun e maleve nė udhėtimin e fundit drejt Shpellės sė Dragobisė, Tahir Zajmi, ka lėnė pas ditarin.

Krahas shkrimit tė Genc Korcės”The Red Elephant in Albania’s Living Room” nė sec anglisht botohen edhe  6 letrat-replikė tė shqiptaro-amerikanėve drejtuar The New York Times, qė marrin shkas nga artikulli i minsitrit tė Jashtėm serb, Jeremic, botuar ne kete gazete.

Gėzim Llojdia pėrfaqėsohet nė kėtė numėr tė Diellit me shkrimin kushtuar Dhimitėr Kolea-s si financues i Kongresit tė Lushnjės.

Njė speciale i kushtohet figurės legjendera tė heroit kombėtar, Gjergj Kastriotit Skėnderbeu. Nė kėtė kuadėr botohet edhe shkrimi i studiuesit Aristotel Mici “Mesazhi i Memories sė Gjon Muzakės.”

Refleksione rreth ribotimit tė plotėsuar tė librit “Dosja e diktaturės” tė Dr. Pjetėr Pepa, qė botohen nė kėtė numėr, kanė pėr autor studiuesin Klajd Kapinova.

Ndėrsa Minella Aleksi sjell nė kėtė numėr njė analizė tė romanit tė Visar Zhitit”Nė kohėn e Britmės”. Poeti me origjinė came, Namik Selmani, boton njė cikėl poetik ne faqet e Diellit.

Nė kuadėr tė kronikave tė komunitteit shqiptar nė Amerikė botohet njė shkrim-kujtesė pėr Abaz Kupin dhe nderimin qė i bėnė shqiptarėt e Amerikės.

Njė fragment nga novela “Pabesia” e autorit Uran Kostreci, botuar nė fund tė vitit 2009, sjell konfliktin e kohės sė luftės sė Dytė Botėrore,pushkatimin e djemeve kosovare, dhe pasojat e luftės sė klasave nė Shqipėri.

Nė kėtė numėr botohet dhe njė listė me libra tė rinj dhuruar bibliotekės sė Vatrės, njė nga mė tė pasurat dhe mė autentiket nė SHBA.

 Shkrime pėrcjellėse botohen per mjeshtrin e sportit Panajot Pano dhe artistin Sali Mani, qe nderruan jete ne SHBA si dhe pėr mjeshtrin e pėrkthimeve, Pashk Gjeci.

Gazeta “Dielli” mund tė vijė nė shtėpitė tuaja nėse dėrgoni njė cek ose Many Order prej $ 60 nė SHBA ose $100 nė Europė pėr pajtim vjetor nė adresėn:

VATRA

2437 Southern BLVD.

Bronx, NY 10458

USA (Kur ėshtė jashtė SHBA-sė)

Cheku i drejtohet:To pay - Vatra

Memo:Gazeta Dielli

KREMTIM PĖR PAVARĖSINĖ E KOSOVĖS - PĖRVJETORI I DYTĖ

 

NĖ NEW YORK

 

Organizohet nga Federata Panshqiptare VATRA

 

dhe

 

Qendra Islame Shqiptare-Amerikane pėr New York dhe New Jersey, Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrės”, Kisha Ortodokse Shqiptare “Shėn Kolli”.

Kėshilli Kombėtar Shqiptaro-Amerikan, Lidhja Demokratike e Dardanisė, Lidhja Demokratike e Kosovės, Partia Lėvizja e Legalitetit, Shoqata Atdhetare Dibrane, Shoqata Drenica, Shoqata Peja, Shoqata Rugova.

 

Tė dielėn, mė 14 shkurt 2010, nė orėn 5:00 tė mbrėmjes Maostro’s Caterers, 1703 Bronxdale Avenue, Bronx, New York

 

Darkė me meny tė pasur dhe pije tė bollshme Do tė argėtoheni nga Grupi Muzikor nėn drejtimin e Raif Hysenit, kėngėtarėt e njohur Merita Halili, Mithat Salihu – KINO, Luljeta Pėllumbi dhe Ansambli Folkorik “Rugova”

 

Hyrja $75 pėr person

 

Ju lutemi rezervoni biletat sa mė shpejt! Telefononi:

 

Zef Balaj 718-654-1319, Marjan Cubi 914-316-0045, Agim Ēavdėrbasha 917-209-6500, Rifat Drenica 347-385-2774 Ibrahim Kolari 917-685-8822, Hakik Mena 201-993-0833, Jonuz Ndreu 845-651-4932, Zef Pėrndocaj 914-997-7367, Agim Rexhaj 917-848-3999, Isuf Rexhaj 917-626-5782

 

2437 Southern Boulevard

Bronx, NY 10458

Tel(718)365-6930/ Fax (718)365-6852

 

 

 

Webmaster: Armin Zotaj & Rezarta Dyryzi

Contributors: Merita B.McCormack; Fatmir Beja